Flash

Pandemia Covid-19 thellon hendekun e mundësive të arsimit mes të pasurve dhe të varfërve

Lapsi.al 8 September 2020
Pandemia Covid-19 thellon hendekun e mundësive të arsimit mes të

 

Shkollimi gjatë pandemisë zgjeroi hendekun për sa i përket mundësive arsimore mes të pasurve dhe të varfërve. Një studim i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka dalë në përfundimin se pasojat e mësimit në kushtet e pandemisë do të ndikojnë në të ardhmen e brezave për një kohë të gjatë.

Fëmijët me akses në internet dhe në teknologji kanë dalë me rezultate më të larta në mësime. Privilegjimi i të ardhurave ka krijuar mundësi alternative të të mësuarit, ndërsa pjesa më pak e avantazhuar ka mbetur e izoluar.

Moskryeja e orëve mësimore do të çojë në humbje të aftësive që lidhen me produktivitetin e njerëzve shkruhet në studim. Humbja e produktiviteteti parashikohet të sjellë një rënie prej 1.5% të prodhimit ekonomik global për pjesën tjetër të këtij shekulli.

Studimi vlerëson gjithashtu se ndërsa hyjmë në fazën e rimëkëmbjes nga COVID-19, duhet që sistemet arsimore të reflektojnë, sidomos arsimi profesional.

Pothuajse një e treta e shkollave në të gjithë botën u mbyllën për të frenuar përhapjen e Covid-19. Me ardhjen e shtatorit, institucionet arsimore kanë filluar të rihapen, por sfida të mëdha mbeten ende për sa sa i përket kushteve të kryerjes së mësimit duke shmangur infektime të mundshme.

Të këshilluara

Berlusconi infektohet me Covid

Sipërmarrësi dhe politikani i vjetër është asimptomatik nga sëmundja dhe është vetëizoluar në shtëpi. Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal Alberto Zang...

19:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI