Flash

Papa Françesku: Jo përfitime personale nga pandemia

Lapsi.al 9 September 2020
Papa Françesku: Jo përfitime personale nga pandemia

Askush nuk duhet të kërkojë përfitime ekonomike ose politike nga pandemia e koronavirusit ka qënë thirrja e Papa Françeskut. Nga selia e tij në Vatikan, Papa ka thënë se zhvilluesit e një vaksine nuk duhet ta shohin atë thjesht si një përpjekje për të nxjerrë fitime.

"Për fat të keq, ne jemi dëshmitarë të shfaqjes së interesave partiake. Ka nga ata që duan të përvetësojnë nga zhvillimi i një vaksine për të përfituar më pas nga shitja te të tjerët," tha ai. "Disa po shfrytëzojnë situatën për të nxitur ndarje, për të krijuar përçarje ekonomike ose politike, duke intensifikuar konfliktet," shtoi Papa Françesku pa u ndalur në emra konkretë.

Pandemia dhe kërkimi i një vaksine është kthyer në një çështje të nxehtë në fushatën presidenciale në SHBA, mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Trump dëshiron të gjejë sa më shpejt një vaksinë, ndërsa virusi ka shkaktuar më shumë se 186,000 vdekje në Amerikë.

Fushata e Biden është ndërtuar në akuza ndaj Trump, me pretendimin se presidenti aktual po politizon çështjen për të favorizuar rizgjedhjen e tij. Biden ka bërë thirrje që çdo vaksinë të prodhohet dhe shpërndahet pa ndërhyrje të jashtme politike.

Fjalën e tij, kreu i Vatikanit, e mbylli me një mesazh se pandemia duhet t'i nxisë të tërë të punojnë për të mirën e përgjithshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI