Flash

"Duam që të ikin", banorët e Lesbos nuk i durojnë dot më emigrantët

Lapsi.al 15 September 2020
"Duam që të ikin", banorët e Lesbos nuk i durojnë

Që nga viti 2015, banorët e ishullit Lesbos nuk kanë gjetur qetësi. Kriza të vazhdueshme refugjatësh, si ajo e fundit me zjarrin në kampin Moria, i kanë ndjekur prej vitesh.

Në fshatin Panagiouda, që ndodhet në anën e kundërt të kampit i cili u dogj përpara disa javësh, banorët vendas thonë se krijimi i një kampi tjetër do të shtonte problemet, ndaj preferojnë që migrantët të largohen. Banorët kanë përjetuar disa herë trauma të ngjashme dhe thonë se gjërat vijnë vetëm duke u përkeqësuar. Fillimisht ata i mirëprisnin emigrantët, madje disa i futën edhe në shtëpitë e tyre, por me ngjarjet e fundit në kampin Moria, durimi iu sos. Lesbos dhe ishujt e tjerë pranë bregdetit turk kanë qenë ndër pikat kryesore të hyrjes në Evropë, të përdorura nga migrantët për vite me radhë, duke arritur kulmin në 2015-16 kur rreth një milion njerëz mbërritën vërshuan në varka të vogla.

Autoritetet lokale thonë se nuk mund ta përballojnë ngarkesën. Banorët ndihen të braktisur nga qeveria dhe partnerët e BE-së e kanë lodhur ishullin grek. Kampi Moria mbante më shumë se 12000 migrantë, katër herë më shumë se sa kapaciteti. Bashkimi Europian ka qënë i paaftë për të arritur një marrëveshje për vende si Greqia apo Italia, të cilat duan që blloku të ndajë barrën dhe me të tjerët, që refuzojnë të marrin refugjatë.

 

Të këshilluara

Doli nga koma, Navalny poston foto nga spitali

Alexei Navalny, ka postuar një foto në Instagram nga spitali Charité në Berlin. “Më mungoni të gjithë shumë” -iu drejtua ndjekësve të tij, duke iu thënë se d...

13:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI