Flash

SHBA/ Arrestohet gruaja e dyshuar për dërgimin e një letre me helm për presidentin Trump

Lapsi.al 21 September 2020
SHBA/ Arrestohet gruaja e dyshuar për dërgimin e një letre me

Një grua e cila dyshohet se ka dërguar një letër që përmbante lëndë helmuese ricin në Shtëpinë e Bardhë, është arrestuar. Gruaja është arrestuar në kufi dhe kishte në zotërim një armë në momentin që është kapur. Javën e kaluar, autoritetet gjetën një pako që përmbante ricin, dërguar presidentit Trump. Pakoja dyshohet të jetë nga Kanadaja, ndërsa prania e ricinit u konfirmua pas 2 testeve të kryera. Byroja Federale e Hetimit dhe Shërbimi Sekret po hetojnë për të zbuluar se si është dërguar kjo pako por gjithashtu po kontollojnë dhe disa vende të tjera ku një pako e ngjashme mund të jetë dërguar.

Ricin është një përbërje toksike bimore e përdorur në komplotet terroriste. Më pak se 500 mikrogramë, një sasi e njëjtë me atë të një maje gjilpëre, mund të vrasë një të rritur. Nuk ka asnjë kundërhelm të krijuar dhe prodhimi i kësaj substance kushton shumë lirë.

Të këshilluara

Francë/ Mbi 10 000 raste me COVID-19

Mbi 10500 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në Francë në 24 orë. Përqindja e rasteve pozitive është rritur për të dytën ditë radhazi, sipas të dhënave të ...

10:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI