Flash

Dogjën fabrikën, dy burra dënohen me varje në Pakistan

Lapsi.al 22 September 2020
Dogjën fabrikën, dy burra dënohen me varje në Pakistan

Dy burra janë dënuar me vdekje nga një gjykatë në Karaçi pasi u shpallën fajtorë për zjarrëvienien që shkaktoi një prej incidenteve më vdekjeprurëse në Pakistan.

260 persona patën ndërruar jetë si pasojë e një zjarri të rënë në një fabrikë industriale më 2012.

Ende nuk është përcaktuar data e varjes së Abdul Rehman dhe Zubair Charya, të cilët janë dënuar të martën.

Burrat është thënë se kanë ndezur fabrikën e veshjeve, sepse pronarët nuk kanë paguar të hollat e zhvatjes.

Ata kanë qenë të lidhur me partinë MQM, e cila ka qenë në pushtet në qytetin ku ka ndodhur incidenti, ka thënë gjykata, shkruan Rel.

Kur pati nisur zjarrvënia, qindra persona patën mbetur brenda ndërtesës, e cila nuk ka pasur dalje emergjente.

Shumë punëtorë ishte raportuar se janë hedhur nga katet më të larta. Të tjerët nuk kanë mundur për shkak të grilave prej metali nëpër dritare.

Ekipet e shpëtimit kanë tentuar për më shumë se 24 orë që të arrijnë te të vdekurit dhe të plagosurit brenda fabrikës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI