Flash

Grabiti një palë sandale 40 euro duke patur 11 000 të tjera në xhep, arrestohet nga policia

Lapsi.al 26 September 2020
Grabiti një palë sandale 40 euro duke patur 11 000 të tjera

Një person u kap duke grabitur një palë sandale me vlerë 40 euro, edhe pse në xhep kishte më shumë se 11 000 mijë të tilla, shkruan today.it.

Kjo ngjarje ndodhi në qytetin italian të Piaçenczas, ku një grua shtatzënë hyri në një dyqan këpucësh në qendrën tregtare ”Gotico”, mori një palë sandale dhe i futi në çantën e saj, pastaj kaloi në barrierën antivjedhje, por u ndalua nga një roje sigurie.

Megjithëse e reja i shtyu ata në një përpjekje të ngathët për të shpëtuar, ajo u bllokua dhe iu dorëzua oficerëve të policisë, të cilët ndërkohë ishin lajmëruar.

Gruaja u dërgua në stacionin e policisë ku u kontrollua. Në xhepin e saj policët gjetën 6 355 euro, ndërsa në çantë kishte edhe 4 655 të tjera.

Jo vetëm kaq, por gjithashtu kishte veshur bizhuteri ari dhe gurësh të çmuar, të gjitha ndoshta nëpërmjet vjedhjes.

Autorja e vjedhjes u raportua për grabitje dhe vjedhje sendesh me vlerë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI