Flash

Fitoi betejën me virusin HIV, por ndërron jetë nga një tjetër sëmundje e rëndë

Lapsi.al 30 September 2020
Fitoi betejën me virusin HIV, por ndërron jetë nga një

Timothy Ray Brown ka ndërruar jetë prej kancerit, pasi fitoi betejën e tij fillestare me virusin HIV.

Brown, i cili është njohur edhe si “pacienti i Berlinit”, është shëruar më shumë se një dekadë më parë, me një transplant të palcës së kockave nga një dhurues që ishte natyrshëm rezistent ndaj HIV-it.

Shoqata Ndërkombëtare e AIDS-it, sëmundjes që e shkakton virusi HIV, tha se Brown i ka dhënë botës shpresë se kura për HIV-in është e mundshme. Brown, 54 vjeç, i cili ka lindur në SHBA, është diagnostikuar me HIV ndërsa ka qenë duke jetuar në Berlin, në vitin 1995. Në vitin 2007, ai është diagnostikuar me një lloj kanceri në gjak, të quajtur leukemi akute mieloide.

Brown është shëruar për disa vite, por kanceri i është rikthyer këtë vit, duke iu përhapur në tru dhe në palcën kurrizore. “Me trishtim të madh ju njoftoj se Timothy vdiq … i rrethuar nga unë dhe miqtë, pas një beteje pesëmujore me leukeminë”, shkruajti partneri i tij, Tim Hoeffgen, në Facebook.

Rreth 37 milionë njerëz në gjithë botën jetojnë aktualisht me HIV. Sëmundja e AIDS-it ka vrarë rreth 35 milionë njerëz që kur ka nisur në vitet 1980.

 

Të këshilluara

Gruaja që do të votojë nga hapësira

Miliona amerikanë do të votojnë me postë, ose fizikisht, në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm një votë, do të mbërrijë rreth 320...

16:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI