Flash

'Më helmoi Putin'/ Kremlini sulmon Navalnyn: Agjent i CIA-s

Lapsi.al 2 October 2020
'Më helmoi Putin'/ Kremlini sulmon Navalnyn: Agjent i CIA-s

Një ditë pasi kundërshtari i Vladimir Putin, Alexei Navalny, akuzoi Presidentin e Rusisë për helmimin, Kremlini e quan Navalnyn bashkëpunëtor të CIA-s.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë akuzat e Navalnyt, duke i quajtur “të pabaza dhe të papranueshme”. Ai shtoi se specialistë nga inteligjenca amerikane po punonin me Navalnyn këto ditë dhe i kanë dhënë atij udhëzime.

“Navalny po punon me shërbime sekrete të vendeve perëndimore”, tha Peskov.

Navalny e drejtoi gishtin nga Putin në një intervistë me revistën gjermane “Der Spiegel”, duke thënë: “Putin është pas këtij krimi dhe nuk kam asnjë version tjetër për atë që ndodhi”.

Ai e përshkroi kështu momentin kur Novichok nisi të bënte efekt: “Nuk ndjen fare dhembje, por e kupton që po vdes”.

Navalny doli nga spitali gjerman javën e kaluar, pas 32 ditësh trajtim. Mjekët thonë se është shumë herët për të thënë nëse ai do të ketë pasoja afatgjata apo jo nga helmimi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI