Flash

Ekspertët: Vrima e ozonit arrin shtrirje maksimale

Lapsi.al 6 October 2020
Ekspertët: Vrima e ozonit arrin shtrirje maksimale

Vrima e ozonit ka arritur shtrirjen maksimale në gjerësi dhe thellësi. Kjo u deklarua nga shërbimi për ndryshimin e klimës Copernicus i Qendrës Evropiane për parashikimin e motit me rreze të mesme të Komisionit Evropian.

"Vrima e ozonit e këtij viti ka arritur shtrirjen e saj maksimale dhe në përgjithësi dimensione të mëdha për sa i përket thellësisë dhe amplitudës në vitet e fundit" – thuhet në raport.

Përqendrimet në stratosferë kanë arritur vlera afër zeros në Antarktidë për shkak të një vorbulle polare.

“Përqendrimet e ozonit stratosferik janë zvogëluar në vlera afër zeros në Antarktidë në rreth 20-25 km lartësi (50-100 hPa) dhe thellësia e shtresës së ozonit ka shkuar pak nën 100 Njësia Dobson, rreth një e treta e vlerës mesatare " – citon raporti.

Shkaku është "një vorbull polare e fortë, e qëndrueshme dhe e ftohtë" dhe sipas shkencëtarëve "vrima e ozonit në vitin 2020 ka arritur shtrirjen e saj maksimale". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI