Flash

"Pres që Vuçiç të më kërkojë falje", kryeministri Rama flet për notë proteste ndaj ministrit serb

Lapsi.al 6 October 2020
"Pres që Vuçiç të më kërkojë

Kryeministri Rama ka folur për deklaratat fyese të ministrit të mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin. Gjatë konferencës "Ekonomia", Rama tha se Ministria e Jashtme ka përgatitur një notë proteste për deklaratat e ministrit serb, duke mos nguruar t’i vërë epitetin fatkeqësi natyrore këtij të fundit.

“Për sa i përket fatkeqësisë natyrore që zbulova se ndodhet në qeverinë e Serbisë, në trajtën e një ministri, unë them se vazhdoj pres që presidenti i Serbisë të kërkojë në emër të Republikës së Serbisë, ndjesë për atë fatkeqësi natyrore. E mirëkuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi por ta mbajë për vete dhe Serbinë. MPEJ ka vijuar me procesin dhe ambasadori do të thirret për t’i bërë notë verbale, vënien në dijeni të shtetit serb, se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë, nuk mund të lëndojë qeverinë e Serbisë, apo figurën e një ministri apo kryeministri”, ka thënë Rama.

Ministri serb, Vulin u shpreh se Ramës i pëlqen të flas për pajtimin e shqiptarëve me serbët, por ndërkohë pajtimi nënkupton ndëshkim të serbëve, dhe angazhim për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI