Flash

Borell: BE frikësohet se në konfliktin e Nagorno-Karabakut do të hyjnë aktorë të tjerë

Lapsi.al 7 October 2020
Borell: BE frikësohet se në konfliktin e Nagorno-Karabakut do të

Ministri i Jashtëm Evropian, Josep Borrell është shprehur këtë të mërkurë se Bashkimi Evropian i frikësohet përshkall ëzimit të konfliktit në rajonin e Nagorno-Karabakut me përfshirjen e Turqisë dhe Rusisë.

“Hyrja e aktorëve rajonalë në konflikt nuk mund të përjashtohet. Ndërhyrja e huaj duhet të parandalohet”, ka thënë Borrel në fjalën e tij në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Në enklavën armene të Nagorno-Karabakut, luftime të forta kanë vazhduar midis forcave armene dhe azerbajxhanase që nga 27 shtatori. Borrell tha se pozicioni i BE-së është i qartë, se luftimet duhet të ndalen.

“Të dy palët duhet të bashkohen përsëri me negociatat, pa parakushte nën kujdesin e bashkë-kryetarëve të Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë”, është shprehur ndër të tjera ai.

Gjithashtu Borrell ka bërë thirrje palëve në konflikt të respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare për të mbrojtur popullsinë civile. Turqia mbështet Azerbajxhanin dhe organizoi manovra të mëdha ushtarake të përbashkëta me forcat azerbajxhanase në fillim të gushtit, disa javë para fillimit të armiqësive rreth Nagorno-Karabakut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI