Flash

6 milionë raste me COVID-19 tejkalohen nga Europa, vendoset rekord i ri në Francë

Lapsi.al 8 October 2020
6 milionë raste me COVID-19 tejkalohen nga Europa, vendoset rekord i ri

Gjashtë milionë raste të konfirmuara të koronavirusit janë tejkaluar prej Europës, sipas AFP.

“Rastet e koronavirusit në SHBA kaluan dje 7,5 milionë”, raportoi universiteti “Johns Hopkins” sipas të cilit vendi ka 7 547 929 infeksione, përfshirë 211 753 vdekje.

Në Francë u regjistrua gjithashtu rekord i ri i rasteve të koronavirusit, me 18 746 raste, me një normë pozitiviteti të rritur në 9,1%.

Numri i viktimave gjithashtu u rrit me 80 persona, për një total që nga fillimi i epidemisë në shifrën 32 445 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në Spanjë dje, janë regjistruar 10 491 infeksione të reja dhe 76 vdekje”, shkruan “El Pais”.

Kryeministri Pedro Sanchez paraqiti planin për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, i cili parashikon mobilizimin e 72 000 milionë eurove të fondeve europiane nga 2021 deri në 2023 dhe parashikon krijimin e 800 000 vendeve të punës në të njëjtën periudhë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI