Flash

Ekspertët të shqetësur për mënyrën se si mund të përhapet virusi i COVID-19 në dimër

Lapsi.al 8 October 2020
Ekspertët të shqetësur për mënyrën se si mund

Ekspertët shëndetësorë në Gjermani janë të shqetësuar për mënyrën se si mund të shkojnë gjërat me pandeminë këtë dimër.

Një paralajmërim i fortë vjen nga zyrtari kryesor shëndetësor i cili thotë se vendi mund të arrijë edhe tek 10,000 të infektuar në ditë nëse njerëzit nuk i përmbahen rregullave të higjienës dhe distancës sociale.

 “Situata aktuale më shqetëson shumë. Ne nuk e dimë se si do të zhvillohen gjërat gjatë javëve të ardhshme,” tha Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

“Është e mundur që ne do të shohim më shumë se 10,000 raste të reja në ditë. Është e mundur që virusi të përhapet në mënyrë të pakontrolluar.”

Gjermania ka raportuar një rritje të infeksioneve ditore, me raste të konfirmuara që rriten me gati një të tretën, vetëm dje u raportuan 4,058 raste të reja.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn e ka përshkruar rritjen si shqetësuese, duke u thënë gjermanëve se nuk duhet të vetëkënaqen.

"Në fund të ditës, jemi ne, qytetarët që – përmes veprimeve tona të matura – e kemi sjellë Gjermaninë përmes kësaj krize deri më tani, me asgjë më shumë sesa integrimin e rregullave në jetën tuaj të përditshme", tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI