Flash

Dje niveli më i lartë i infektimeve me COVID-19 në botë, OBSH kundër një izolimi të dytë

Lapsi.al 11 October 2020
Dje niveli më i lartë i infektimeve me COVID-19 në botë,

OBSh ka deklaruar se është kundër një izolimi të dytë. Ky reagim erdhi pikërisht pasi dje u shënua dhe piku më i lartë i numrit të infektimeve në nivel global për 24 orët e fundit.

Teksa raportoi për një rekord të ri rastesh me Covid-19 me rreth 350 mijë e 800 të prekur nga koronavirusi, përfaqësues të OBSH u bën thirrje drejtuesve të shteteve që të rishikojnë masat. Sipas OBSH-së, rikthimi në karantinë do të ishte shkatërrues për shoqërinë por edhe për ekonominë e shteteve.

Franca dhe Spanja janë dy shtetet më në alarm, ndërkohë që këto dy vende kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe gjithçka do të varet nga ecuria e pandemisë. Kujtojmë se duke nisur nga dita e enjte, në vendin tonë do të bëhet e detyruar përdorimi i maskave kudo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI