Flash

Mjeku i presidentit: Trump mund t'i rikthehet aktiviteteve të shtunën

Lapsi.al 9 October 2020
Mjeku i presidentit: Trump mund t'i rikthehet aktiviteteve të

Mjeku i presidentit amerikan Donald Trump tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë i mund të rifillojë angazhimet publike që nga e shtuna. Sipas mjekut, presidenti kishte përfunduar kohëzgjatjen e terapisë për COVID-19 dhe që pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë të hënën gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Me vetëm 26 ditë kohë nga zgjedhjet e 3 nëntorit, Trump është i gatshëm të kthehet në ballë të fushatës, sidomos tani që sondazhet tregojnë se ai ka mbetet pas kandidatit demokrat Joe Biden. Gjendja shëndetësore e presidentit ka vënë në dyshim edhe debatin presidencial që do të mbahej javën e ardhshme. Komisioni i debatit njoftoi të enjten se ky debat do të mbahet online. Trump i tha rrjetit televiziv amerikan, Fox, se ai nuk do të marrë pjesë nëse debati zhvillohet virtualisht.

Trump i bëri thirrje Komisionit për Debatet Presidenciale të shtyjë dy debatet e ardhshme me një javë në mënyrë që ato të mbahen ballë për ballë. Por fushata e Biden rrëzoi idenë e shtyrjes së debateve. Ndonëse presidenti Trump po përpiqet të tregojë një imazh të fortë përpara zgjedhësve, sondazhet e fundit tregojnë që mbështetja ndaj figurës së tij politike është në rënie.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI