Flash

Helmimi i Navalny-t/ Moska rrezikon sanksione të ashpra

Lapsi.al 8 October 2020
Helmimi i Navalny-t/ Moska rrezikon sanksione të ashpra

Nga Hollanda kanë mbërritur provat përfundimtare të helmimit të Alexei Navalny me Novichok dhe Parisi dhe Berlini nuk nduruan t’i dërgojnë vendeve të Bashkimit Evropian propozimet e tyre për sanksione kundër Rusisë. Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas tha se: "Është e qartë se nëse ngjarja nuk sqarohen nga Kremlini, nëse nuk sigurohen informacionet e nevojshme, sanksionet do të jenë të pashmangshme ndaj përgjegjësve". Sipas burimeve diplomatike, sanksionet e propozuara do të preknin zyrtarët e inteligjencës ushtarake ruse.

Moska, e cila deklaruar vazhdimisht se Berlini nuk ka informuar kurrë askënd për konkluzionet e saj mbi çështjen Navalny, thotë, përmes zëdhënësit të Presidentit Putin, se kushdo do të ketë qasje në "të gjithë materialin" e nevojshëm për të kryer hetimin e çështjes. Nga Kremlini, zëdhënësi i Presidentit Putin specifikoi se Rusia dëshiron të hedhë dritë mbi atë që ndodhi.

Alexei Navalny, armiku numër një i Putinit për denoncimet e tij për afera korrupsioni dhe krim, ka dale nga spitali gjerman. Ai po vazhdon betejën e tij në mediat sociale, duke kërkuar që Bashkimi Europian të ndërhyjë me sanskione, duke ndaluar hyrjen në Europë të figurave kryesore që mbështesin qeverinë e Putinit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI