Flash

Futet në vetizolim Komisionari europian Oliver Varhelyi

Lapsi.al 12 October 2020
Futet në vetizolim Komisionari europian Oliver Varhelyi

Komisionari i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, është në vetizolim, pasi një anëtar i ekipit të tij është infektuar me Covid-19.

“Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vetizolohemi në përputhje me udhëzimet. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative”, ka shkruar Varhelyi.

Gjatë javës së kaluar, Varhelyi ka qenë për vizitë në Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Tiranë, Komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim foli nga foltorja e Kuvendit shqiptar dhe tha se zgjedhjet e 25 prillit janë test për negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, Varhelyi tha se BE-së i duhet të reformë e besueshme që prodhon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Prishtinë, Komisioneri u takua me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të javës së kaluar ka qenë në vetizolim, mirëpo më pas njoftoi se testi i saj për koronavirus ka dalë negativ.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI