Flash

Protestat e dhunshme rrëzojnë në Kirgistan presidentin që vodhi zgjedhjet e njohura nga Donald LU

Lapsi.al 15 October 2020
Protestat e dhunshme rrëzojnë në Kirgistan presidentin që

Demostrata e forta dhe herë herë të dhunshme e bënë efektin e tyre në Kirgistan, ndonëse zgjedhjet në këtë vend që u fituan nga partitë në pushtet u përshëndetën edhe nga ambasadori amerikan Donald LU. Presidenti i Kirgistanit, Sooronbai Jeenbekov, dha dorëheqje nga posti më i lartë në vend të enjten pas trazirave rreth zgjedhjeve të kontestuara, duke thënë se dëshiron t’i parandalojë përplasjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve, të cilët e kanë kërkuar largimin e tij nga pushteti.

"Unë nuk jam duke u zvaritur pas pushtetit, nuk dua të hyj në historinë e Kirgistanit si presidenti që derdhi gjak duke qëlluar bashkëqytetarët e tij. Prandaj vendosa të lë postin" deklaroi ai.

Ai u bë presidenti i tretë i vendit të vogël të Azisë Qendrore që rrëzohet nga pushteti përmes protestave në 15 vjetët e fundit. Kirgistani u përfshi nga trazirat nga zgjedhjet parlamentare të 4 tetorit.

Opozita e kundërshtoi rezultatin e garës, sipas të cilit fitues ishin aleatët e presidentit të deritashëm, Jeenbekov, dhe mbështetësit e saj pushtuan me forcë institucionet e vendit.

Përmes një deklarate, politikani që dha dorëheqje tha se ka frikë që mund të shpërthejë dhuna, nëse protestuesit kërcënojnë se do të marshojnë në kompleksin e ndërtesave presidenciale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI