Flash

Irani për luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit: Nuk do të qëndrojmë duarkryq

Lapsi.al 16 October 2020
Irani për luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit: Nuk do të

Ministria e Jashtme iraniane ka bërë një paralajmërim të ri për Armeninë dhe Azerbajxhanin, meqë si pasojë e konfliktit mes këtyre dy vendeve për rajonin e Nagorno-Karabakut, një person është raportuar të jetë plagosur në anën iraniane të kufirit.

“Nëse do të ketë përsëritje të zjarrit, Republika Islamike e Iranit nuk do të qëndrojë indiferente”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të këtij shteti, Said Khatibzadeh, pa dhënë më shumë detaje.

Dhjetë raketa kanë qëlluar dy fshatra në qarkun Koda Afarin në Provincën e Azerbajxhanit Lindor në Iran, duke shkatërruar një ndërtesë dhe duke plagosur një person, ka thënë agjencia iraniane e lajmeve, IRNA, duke cituar një person zyrtar.

Koda Afarin gjendet në kufi me territorin e kontrolluar nga autoritetet etnike të Armenisë në rajonin e Nagorno-Karabaukut, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Më 1994, të dyja vendet kanë arritur armëpushim, për t’iu dhënë fundit luftimeve, të cilat kanë nisur pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik.

Më 27 shtator të këtij viti, luftimet mes forcave armene dhe atyre azerbajxhanase kanë rinisur, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim. /Rel/

Të këshilluara

Kina zbulon dronët bombardues

Kina ka zbuluar dronët e saj ushtarak, një grup avionësh të vegjël të cilët mund të godasin objektivat në tokë. Dronët mund të lëshohet nga pjesa e pasme e një ...

17:23

Greqia-Turqisë: Europa po e humbet durimin

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas palajmëroi Turqinë se Europa po e humb durimin ndaj saj. Me kthimin e anijes Oruc Reis në Mesdheun Lindor, Petsas ...

12:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI