Flash

OBSH shuan shpresat/ Studimi: Remdesivir-i nuk ka efekt në kurimin e pacientëve me Covid-19

Lapsi.al 16 October 2020
OBSH shuan shpresat/ Studimi: Remdesivir-i nuk ka efekt në kurimin e

Trajtimi me Remedisivir nuk ka ndonjë efekt të konsiderueshëm në kurimin e një pacienti me Covid-19. Një studimi klinik i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dalë në këtë përfundim pasi analizoi efektin e remedisivirit dhe tre ilaçeve të tjera në 11,266 pacientë në më shumë se 500 spitale në 30 vende. Nga përfundimet e studimit u zbulua se asnjë trajtim nuk ul rrezikun nga vdekshmëria ose intubimi.

“Trajtimet me remedesivir, hidroksiklorokinë, lopinavir dhe interferon kanë shumë pak efekt në uljen e vdekshmërisë në spitale,” citohet në studimin e publikuar nga medRxiv. Zbulimi i OBSH-së nënkupton se ilaçi i vetëm që rrit shanset për të mbijetuar nga Covid-19 është deksametazoni, një steroid që merret nga goja dhe është i disponueshëm në të gjithë botën. OBSH-ja ka rekomanduar përdorimin e steroideve në rastet më të rënda me Covid-19. Shpresat janë përqendruar te antitrupat monoklonalë, dhe ilaçeve të tjera antiviralë. Remdesivir u krijua fillimisht nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences si një ilaç kundër virusit Ebola. Ky ilaç u përdor edhe nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI