Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Përdhunime dhe tortura çnjerëzore, brenda burgjeve të Koresë së Veriut (FOTO)

Lapsi.al 19 October 2020
Përdhunime dhe tortura çnjerëzore, brenda burgjeve të

Të burgosurit në Korenë e Veriut kalojnë një kohë shumë të keqe në burg, të shoqëruar nga tortura dhe poshtërime.

“Human Rights Watch” pas disa intervistave që ka realizuar me dhjetëra ish të arrestuar e zyrtarë të Koresë së Veriut, thotë se të burgosurit janë përballur me kushte çnjerëzore në institucionet e paraburgimit që shpesh çojnë në tortura.

Sipas “Human Rights Watch”, e cila thotë se e bazon argumentimin e saj nga disa intervista të dhënë nga personat e arrestuar, ata në institucionet e paraburgimit janë dhunuar me shkopinj e shkelma.

Ish të arrestuarit kanë vijuar më tej rrëfimin për torturat ekstreme, duke thënë se detyroheshin të gjunjëzoheshin në dysheme dhe në atë pozicion të qëndronin për 16 orë të ditës. Dënimet varionin nga goditja me grushte, shkopinj ose rripa të lëkurës, deri në detyrim që të burgosurit të vraponin rreth e për rreth oborrit të burgut, për plot 1 mijë herë.

“Nëse unë ose të tjerët lëviznim (në qeli), rojet më urdhëronin mua ose të gjithë shokët e qelisë të zgjasnim duart nëpër shufrat e qelisë dhe më pas i shkelnin vazhdimisht me çizmet e tyre”, tha ish i arrestuari Park Ji Cheol.

Yoon Young Cheol, një tjetër ish i arrestuar, shtoi: “Atje, thjesht trajtohesh sikur vlen më pak se një kafshë dhe kjo është ajo që përfundon duke u bërë”.

Disa femra të intervistuara dëshmuan për dhunë të shfrenuar seksuale në institucione. Kim Sun Young, një ish-tregtare që në të 50-at e saj iku nga Koreja e Veriut tha se ajo ishte përdhunuar nga një hetues në një qendër paraburgimi.

Një tjetër oficer policie e sulmoi atë seksualisht duke e prekur poshtë rrobave të saj ndërsa e merrte në pyetje, shtoi Kim, por tha se ajo kishte qenë “e pafuqishme për të rezistuar”.

 

Të këshilluara

Trump sulmon Faucin: Ishte një katastrofë!

Dr. Anthony Fauci është një nga më të njohurit në botë sa i përket këshillave kundër koronavirusit, por tani presidenti Donald Trump duket i zhgënjyer prej tij,...

19:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI