Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kthehet për të mbështetur Joe Biden/ Obama e quan Donald Trumpit "xhaxha të çmendur"

Lapsi.al 22 October 2020
Kthehet për të mbështetur Joe Biden/ Obama e quan Donald Trumpit

Përplasja presidenciale mes Joe Biden dhe Trump po ndizet përherë e më shumë tani që kanë ngelur vetëm pak orë para debatit të fundit presidencial. Në mbështetje të kandidatit demokrat Joe Biden ka dalë edhe ish-presidenti Barack Obama. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ka nxituar votuesit amerikanë të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit. Obama e krahasoi Trump me një "xhaxha të çmendur" dhe theksoi se ai po inkurajon racizmin.

"Nuk jemi në një reality show, jemi në realitet. Dhe na është dashur të jetojmë me pasojat e veprimeve të tij, teksa ai i tregon vetëm se është i paaftë për ta marrë seriozisht këtë detyrë", tha Obama.Nga Karolina e Veriut, presidenti republikan  u tall me Obamën duke i rikujtuar fitoren ndaj Hillary Clinton, duke ironizuar se nëse kishte një person më të trishtuar se Hillary Clinton ai ishte Obama. Me 13 ditë që kanë mbetur deri në mbajtjen e zgjedhjeve Biden kryeson ndjeshëm në sondazhe. Megjithatë balancat mund të ndryshojnë ndaj duhet pritur deri në moment të fundit.

Të këshilluara

Von Der Leyen negative në testin e Covid-19

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka rezultuar negative në testin e fundit të bërë për Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidentja e...

11:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI