Flash

Gratë greviste me të vjella, dhimbje koke dhe takikardi/ Rama i çon cicërima nga Twitteri

Lapsi.al 23 October 2020
Gratë greviste me të vjella, dhimbje koke dhe takikardi/ Rama i

Kur shëndeti i grave naftëtare është përkeqësuar ndjeshëm dhe ato vuajnë nga të vjellat, temperatura dhe takikardia, presioni për një reagim nga kryeministri rritet ndjeshëm.

Po çfarë bën Edi Rama?

Kryeministri reagoi në Tëitter pas thirrjes së grave naftëtare të Ballshit të ngujuar në grevë urie, duke u kërkuar të ndalin grevën dhe të ulën në bisedime.

Rama përsërit se se nuk ka negociata me presione dhe ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur. Ai vazhdon të mos angazhohet ti ndihmojë naftëtarët pa i nxjerrë nga greva. Përgjigjet vijnë ende nga Tëitteri.

 "Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë." 

Gjendja e grave naftëtare në ditën e nëntë të grevës së urisë vazhdon të përkeqësohet.

Ato i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos heshtë, por t’u japë një zgjidhje.

“Do t’i qëndrojmë deri në fund kërkesave tona. Kemi fituar gjyqin për pagat pse nuk zbatohet ligji? Kërkojmë rrogat dhe rifillimin e punës. Kërkojmë një përgjigje nga qeveria. I bëjmë thirrje Ramës që të japë një zgjidhje, mos të heshtë më.  Rama të nisë një grup negociator”, u shprehën gratë greviste. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, sot temper...

09:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI