Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Shifër rekord, votojnë më shumë se 50 milionë amerikanë

Lapsi.al 23 October 2020
Shifër rekord, votojnë më shumë se 50 milionë

Më shumë se 50 milionë amerikanë kanë hedhur votat në zgjedhjet presidenciale të SHBA kur edhe 11 ditë kanë mbetur për të bërë fushatën, një ritëm që mund të çojë në pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në mbi një shekull, sipas të dhënave nga Projekti i Zgjedhjeve të SHBA-ve.

Shifra që bie në sy është një shenjë interesi intensiv në garën midis presidentit republikan Donald Trump dhe sfiduesit demokrat Joe Biden, si dhe dëshirës së amerikanëve për të zvogëluar rrezikun e tyre të ekspozimit ndaj COVID-19, i cili ka vrarë më shumë se 221 000 njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Shumë shtete kanë zgjeruar votimet e hershme dhe fletëvotimet me postë përpara Ditës së Zgjedhjeve më 3 nëntor, si një mënyrë më e sigurt për të votuar gjatë pandemisë së koronavirusit. Niveli i lartë i votimit të hershëm ka bërë që Michael McDonald, profesori i Universitetit të Florida-s që administron Projektin e Zgjedhjeve në SHBA, të parashikojë një pjesëmarrje rekord prej rreth 150 milion ë votuesish, që përfaqëson 65% të votuesve, niveli më i lartë që nga viti 1908.

Në Teksas, niveli i votimit tashmë ka tejkaluar 70% të pjesëmarrjes totale të zgjedhjeve të 2016. Pandemia ka përmbysur traditat e fushatës dhe efektet e saj ende ndihen. Amerikanët mund ta gjejnë veten duke pritur ditë ose javë për të ditur se kush fitoi, ndërsa zyrtarët e zgjedhjeve numërojnë dhjetëra miliona vota me postë.

Të Premten, Trump do të mbajë tubime në shtetin fushë-betejë të Floridas, ku sondazhet e opinionit tregojnë një garë të ngushtë, ku mbi 4 milion vota janë hedhur tashmë, duke iu afruar gjysmës së totalit katër vjet më parë. Biden do të mbajë një fjalim në shtetin e tij të lindjes në Delauare mbi planet e tij për të udhëhequr një rimëkëmbje nga pandemia.

Të këshilluara

Daçiç zgjidhet kryetar i Parlamentit serb

Kryetari i ri i Parlamentit të Serbisë është zgjedhur Ivica Daçiç, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm. Detyra e Ministrit të Punëve...

17:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI