Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Anija turke kalon në Rodos, vjen kërcënimi nga pala greke

Lapsi.al 22 October 2020
Anija turke kalon në Rodos, vjen kërcënimi nga pala greke

Përshkallëzohen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë.

Navtex i ri i Oruc Reis u lëshua mbrëmjen e së mërkurës vonë nga Turqia, duke ngritur një zonë hetimi në 24 pika, ndërsa bëri thirrje gjithashtu për çmilitarizimin e zonës së Psaras.

Greqia dha një përgjigje të menjëhershme. Ajo nxori një anti-Navtex nga stacioni i shërbimit hidrografik i Marinës në Heraklion pas anijes së nxjerrë nga stacioni i Antalias për hulumtimin e Oruc Reis, në një zonë brenda shelfit kontinental grek, midis Rodos dhe Kastellorizo.

Pala greke thekson se Turqia po bën një aktivitet të paautorizuar dhe të paligjshëm sepse zona që shtrihet, mbivendoset në shelfin kontinental grek.

Greqia gjithashtu nënvizon se stacioni i shërbimit hidrografik të Marinës në Heraklion ka juridiksionin për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI