Flash

Detajet/ Kapet në Rinas britanikja me 22 mijë paund të fshehura

Lapsi.al 25 October 2020
Detajet/ Kapet në Rinas britanikja me 22 mijë paund të fshehura

Një sasi rreth 22 mijë paund janë sekuestruar në Rinas nga Drejtoria e Doganës. Në një njoftim, thuhet se paratë e sekuestruara i përkasin një shtetase nga Britania që udhëtonte nga ky vend.

“Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të strukturave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, konstatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI