Flash

VIDEO/ Bardhi: Pamjet që rrëzojnë premtimet e Ramës për shëndetësinë

Lapsi.al 25 October 2020
VIDEO/ Bardhi: Pamjet që rrëzojnë premtimet e Ramës për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është rikthyer rastit të 53-vjeçarit Lutfi Çekiri që humbi jetën pasi u sorollat në QSUT edhe pse ishte në gjendje të rëndë për shkak të disa sëmundjeve. Bardhi thotë se shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës.

“Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare. Ilaçet nuk janë të sigurta. Sistemi është i rrënuar. Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.

Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati. Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale! Kambana e alarmit po bie çdo ditë!” – shkruan Bardhi që fton qytetarët të denoncojnë dhe ta shpërndajnë këtë video. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Atentat 40-vjeçarit shqiptar në Itali

Një atentat me armë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin Asti të Italisë. Shënjestra ishte një shqiptar 40-vjeçar. Sipas medieve vendase ai është qëlluar nga...

19:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI