Flash

FOTO/ Gjendet i pajetë shoferi shqiptar i kamionit në Itali

Lapsi.al 26 October 2020
FOTO/ Gjendet i pajetë shoferi shqiptar i kamionit në Itali

Mediat italiane raportojnë një ngjarje të rëndë në në qytetin e Monselice, në provincën e Padova. Një shofer kamioni 45-vjeçar është gjetur i vdekur brenda kabinës së automjetit të tij të parkuar në një zonë shërbimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme. Zjarrfikësit, oficerët e policisë dhe një ambulancë shkuan në vendin e ngjarjes pasi shoferi nuk iu përgjigj thirrjeve në derën e kabinës. 45-vjeçari me kombësi shqiptare ndodhej prapa sediljes së shoferit.

Dera e kabinës ishte mbyllur nga brenda dhe zjarrfikësve u desh ta thyejnë atë për të hyrë brenda. Shqiptari dyshohet të ketë vdekur prej ditësh nga shkaqe natyrore. Një prokuror i ngarkuar me hetimin vendosi t’ia dorëzonte trupin një të afërmi duke parë që në trupin e tij nuk kishte shenja dhune. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI