Flash

Rama nuk pret ndërkombëtarët, dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor shqyrtohet nesër në Komisionin e Ligjeve

Lapsi.al 26 October 2020
Rama nuk pret ndërkombëtarët, dekreti i Metës për Kodin

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të rishqyrtuar Kodin Zgjedhor dhe për ta miratuar atë me konsensus, Partia Socialiste duket e vendosur për të lënë në fuqi kodin aktual i miratuar në fillim të tetorit. Në agjendën e punimeve të Komisionit të Ligjeve gjatë ditës së nesërme, parashikohet edhe shqyrtimi i dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Kreu i Shtetit përveç kthimit të Kodit në Parlament ka dërguar në Komisionin e Venecias nenin e ligjit që ndalon koalicionet parazgjedhore.

Për këtë arsye, drejtues të një sërë institucionesh në BE i kërkuan gjatë ditës së sotme mazhorancës që të merrte parasysh opinionin që do të jepte Komisioni i Venecias.

Ashtu siç ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama, dekreti i Presidentit do të rrëzohet, duke bërë që Kodi të hyjë në fuqi pa rrëzimit në Parlament.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI