Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Luftë e ftohtë? Erdogan thirrje të bojkotohen produktet franceze: Macron të vizitojë trurin

Lapsi.al 26 October 2020
Luftë e ftohtë? Erdogan thirrje të bojkotohen produktet franceze:

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i bëri thirrje turqve që të bojkotojnë mallrat franceze pas një grindjeje mbi qëndrimin e ashpër që Franca po mban ndaj Islamit radikal. Për homologun e tij francez Emmanuel Macron, Erdogan tha se duhet të bëjë një kontroll të shëndetit mendor.

Në një fjalim në televizion, Erdogan u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të mbrojnë muslimanët "nëse ka shtypje ndaj muslimanëve në Francë". 

Erdogan kritikoi i zemëruar Presidentin Emmanuel Macron për zotimin për të mbrojtur vlerat laike.

Kjo vjen pasi një mësues frëngjisht u vra barbarisht pasi shfaqi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Franca "nuk do të heqë dorë nga karikaturat", tha Presidenti Macron në fillim të kësaj jave.

Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe janë fyese për shumë myslimanë.

Por sekularizmi shtetëror - ose lacité - është thelbësor për identitetin kombëtar të Francës. Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë minon unitetin, thotë shteti.

Për çfarë është mosmarrëveshja? 

Erdogan bëri thirrje për bojkot në një fjalim televiziv të hënën.

"Asnjëherë mos u jepni vlerë mallrave me etiketa franceze, mos i blini ato," tha ai në kryeqytetin Ankara, duke shtuar se "udhëheqësit evropianë duhet t'i thonë presidentit francez të ndalojë fushatën e tij të urrejtjes".

Kjo erdhi pasi Macron u zotua të mbrojë sekularizmin dhe të bllokojë Islamin radikal pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty. Këtij iu pre koka në 16 tetor nga 18-vjeçari Abdullakh Anzorov.

Dy javë para sulmit, Macron e përshkroi Islamin si një fe "në krizë" dhe njoftoi masa të reja për të trajtuar atë që ai e quajti "separatizëm islamik".

 (Macron në funeralin e mësuesit Samuel Paty) 

Franca ka popullsinë më të madhe myslimane të Evropës Perëndimore, dhe disa akuzojnë autoritetet se po përdorin sekularizmin për t'i targetuar ata.

Turqia nuk është i vetmi vend që kritikon komentet e Macron. Kryeministri i Pakistanit Imran Khan akuzoi presidentin francez për "sulmimin e Islamit" në një cicërimë të dielën në Tuitter, ndërsa produktet Franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar. Ka pasur protesta edhe në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës.

Por Gjermania ka shprehur "solidaritet" me Macron pas deklaratës së presidentit turk.

"Ato janë komente shpifëse që janë plotësisht të papranueshme, veçanërisht në sfondin e vrasjes së tmerrshme të mësuesit francez Samuel Paty nga një fanatik islamik," tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.

Si janë marrëdhëniet e Francës me Turqinë? 

Thirrjet e Erdogan për një bojkot vijnë pas muajsh tensionesh në rritje midis Francës dhe Turqisë.

Ndërsa të dy vendet janë anëtare të NATO-s, ata mbështesin palë të ndryshme në konfliktin e vazhdueshëm midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe në luftën civile në Libi.

Presidenti Macron është përplasur gjithashtu me Presidentin Erdogan për kërkimin e naftës dhe gazit turk në ujërat e diskutueshme në Mesdheun lindor. Franca vendosi avionë dhe një luftëanije në rajon në gusht mes tensioneve.

Thirrja për bojkot vjen gjithashtu një ditë pasi Erdogan tha se Macron kishte nevojë për një kontroll të shëndetit mendor derisa flet me aq forcë mbi Islamin.

Vërejtjet e tij bënë që Franca të tërheqë ambasadorin e saj në Turqi për konsultime.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI