Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vijon konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit/ Shkelet armëpushimi menjëherë pas hyrjes në fuqi

Lapsi.al 26 October 2020
Vijon konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit/ Shkelet armëpushimi

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit të fundit mbi territorin e diskutueshëm të Nago-Karabakut, disa minuta pasi hyri në fuqi të hënën.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA ishte njoftuar në Uashington të dielën.

Dy armëpushime të tjera të damodësuara më parë këtë muaj mbi konfliktin u prishën pothuajse menjëherë.

Luftimet shpërthyen më 27 shtator rreth enklavës malore. Konflikti është intensifikuar përsëri gjatë ditëve të fundit.

“Armëpushimi humanitar” u njoftua të dielën në një deklaratë të përbashkët lëshuar nga qeveritë e SHBA, Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Ai hyri në fuqi në orën 08:00 me kohën lokale të kësaj të hëne.

Njoftimi pasoi diskutimet midis Zëvendës Sekretarit të Shtetit të SHBA, Stephen Biegun, Ministrit të Jashtëm Armen Zohrab Mnatsakanyan dhe homologut të tij Azerbajxhanas Jeyhun Bayramov. Departamenti i shtetit i SHBA tha se marrëveshja u arrit pas negociatave intensive.

Ajo u përshëndet edhe nga presidenti i SHBA Donald Trump të dielën përmes një postimi në Twitter ku përgëzoi negociatorët.

Sidoqoftë, brenda pak minutash nga hyrja në fuqi e armëpushimit, Azerbajxhani akuzoi forcat armene për bombardimin e qytetit të Terter dhe fshatrave përreth në “shkelje të rëndë” të marrëveshjes.

Ministria e mbrojtjes së Armenisë tha se artileria Azerbajxhanase kishte qëlluar në pozicionet ushtarake në pjesë të ndryshme të vijës së frontit pasi marrëveshja e armëpushimit kishte filluar.

Në një postim në Facebook, Presidenti armen Nikoll Pashinyan këmbënguli se vendi i tij “vazhdon t’i përmbahet rreptësisht regjimit të armëpushimit”.

Hikmet Hajiyev, një zëdhënës i presidentit Azerbajxhan, tha se Armenia po përpiqej të “ruante status quo-në bazuar në okupimin”, duke shtuar: “Pala Azerbajxhanase po ushtron përmbajtje.”

Ndërmjetësuesit nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) do të takohen përsëri të enjten për të diskutuar konfliktin.

Dy armëpushime të mëparshme të ndërmjetësuara nga Rusia nuk kanë funksionuar. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev,  e ka paralajmëruar Rusinë që të mos përfshihet ushtarakisht në konflikt.

Karabaku është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por është nën kontrollin etnik armen.

Përplasjet në rajon filluan në shtator  dhe përshkallëzuan shpejt në një konflikt në shkallë të gjerë, me bombardimet e qyteteve.

Disa mijëra njerëz kanë vdekur dhe bombardimet kanë vrarë civilë nga të dy palët. Dhjetëra mijëra janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Të këshilluara

Zgjedhjet në SHBA, voton presidenti Trump

Presidenti akutal i SHBA, Donald Trump ka votuar 10 ditë para zgjedhjeve amerikane më 3 nëntor. Mediat amerikane raportojnë se Trump ka votuar herët në mëngj...

21:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI