Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Çeki/ Shtohen me ritëm të shpejtë rastet me COVID-19, kryeministri: Do të shtrëngojmë masat

Lapsi.al 26 October 2020
Çeki/ Shtohen me ritëm të shpejtë rastet me COVID-19,

Qeveria e Çekisë do të jetë e detyruar të shtrëngojë masat kundër përhapjes së koronavirusit, pasi masat aktuale nuk e kanë ndalur rritjen e numrit të të infektuarve, tha kryeministri Andrej Babis, të dielën.

Përkeqësim i situatës së pandemisë është shënuar në të gjithë Evropën, por Republika e Çekisë ka regjistruar rritjen më të mprehtë të numrit të të infektuarve në javët e fundit.

Qeveria të mërkurën urdhëroi shumicën e dyqaneve dhe shërbimeve të mbyllen dhe u përpoq të kufizonte lëvizjen vetëm në udhëtime thelbësore.

“Masat që kemi marrë nuk po funksionojnë ende”, tha Babis në një mesazh përmes videos në faqen e tij në Facebook.

“Java e ardhshme do të jetë e rëndësishme, dhe nëse nuk ndodh një mrekulli, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç se të shtrëngojmë masat tona më tej”, tha ai.

Babis tha se ai dëshironte që Krishtlindja të festohej në kushte normale, por tash nuk mund të premtojë asgjë.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me virusin. Nuk e di”, tha ai.

Zyrtarët çekë kanë pranuar se vendi ka nevojë për ndihmë.

Praga mori dërgesën e parë të ventilatorëve nga Komisioni Evropian të shtunën.

Qeveria ka rënë dakord gjithashtu për një plan për të sjellë një ekip mjekësor të Gardës Kombëtare të SHBA-së për të ndihmuar në spitalet çeke.

Të dielën ky vend shënoi mbi 7 mijë raste të reja me koronavirus, nga testimi i mbi 36 mijë mostrave. Deri më tani janë infektuar mbi 250 mijë persona. Prej tyre, mbi 97 mijë janë shëruar ndërsa 2.201 kanë vdekur. Raste aktive janë 158,515./REL

Të këshilluara

Zgjedhjet në SHBA, voton presidenti Trump

Presidenti akutal i SHBA, Donald Trump ka votuar 10 ditë para zgjedhjeve amerikane më 3 nëntor. Mediat amerikane raportojnë se Trump ka votuar herët në mëngj...

21:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI