Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Trump flet sërish për dialogun Kosovë-Serbi: Ndalëm luftën 400 vjeçare

Lapsi.al 28 October 2020
Trump flet sërish për dialogun Kosovë-Serbi: Ndalëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sërish ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Në një tubim që ka mbajtur në Nebraska, teksa ishte duke folur për nominimin për çmimin Nobel Trump është shprehur edhe për ndërmjetësimin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. Trump tha se ka ndalur luftën 400 vjeçare mes të dyja vendeve duke theksuar se dy muaj më parë të dy palët ajo kosovare dhe ajo serbe ishin në zyrën e tij duke puthur e përqafuar njëri tjetrin.

“Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni? Mes Kosovës dhe Serbisë, bëmë një marrëveshje për normalizimin ekonomik. Ata kanë qenë duke luftuar dhe duke vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. U thashë se nuk do të bënim asnjë biznes me ta nëse nuk ndalonin së luftuari. Dhe e dini çfarë? U deshën vetëm 20 minuta për të firmosur marrëveshjen. Mendoj që po luftoheshin që prej 400 vjetësh, ishin duke luftuar për shumë kohë”, tha Trump.

Të këshilluara

Zbulohen molekula uji në Hënë

Për një kohë të gjatë Hëna konsiderohej si e thatë. Por shkencëtarët në provat e magmës, të sjella në Tokë prej astronautëve, zbuluan molekulat e ujit. Dy studi...

21:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI