Flash

Vajza e aktorit Xhevdet Feri ngre dyshime: Im atë mund të jetë infektuar me covid që në janar

Lapsi.al 29 October 2020
Vajza e aktorit Xhevdet Feri ngre dyshime: Im atë mund të jetë

Aktori i njohur Xhevdet Feri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare më 16 janar të këtij viti pasi kaloi një sëmundje të rëndë. Por vajza e tij, Bora ka hedhur dyshime se i ati mund të ketë pasur simptoma të COVID-19 duke u shprehur e sigurt se kancerin ai e kishte mposhtur me sukses.

“Im atë nuk ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë, të ciklën e kishte mposhtur suksesshëm në 2019! Arsyeja klinike e ndarjes së tij nga jeta ishte një insufiçencë e rëndë pulmonare, shkaku i së cilës nuk u zbulua.

Më vonë sëbashku me mjekët e nderuar që e ndoqën dhe luftuan bashkë me të deri në fund, pyetëm vetën nëse mund të kishte qenë COVID-19 shkaktari. Simptomat që ai përjetoi ishin shumë të ngjashme. Nuk kemi mundësi mjekësore për ta vërtetuar këtë!”, - shkruan Bora.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI