Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Më në fund/ Azerbajxhani dhe Armenia fillojnë bisedimet për zgjidhjen e konfliktit

Lapsi.al 30 October 2020
Më në fund/ Azerbajxhani dhe Armenia fillojnë bisedimet për

Armenia dhe Azerbajxhani kanë filluar bisedimet në Gjenevë, me ndërmjetësimin ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje të konfliktit të armatosur për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Bisedimet po ndërmjetësohet nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, shtete që kryesojnë të ashtuquajturin Grup të Minskut të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë. Edhe më herët, mes vendeve janë arritur tre armëpushime, mirëpo asnjëri nuk është mbajtur.

Grupi i Minskut është një nismë diplomatike që ka për qëllim zgjidhjen e këtij konflikti, që daton që prej vitit 1988, duke thënë se do të merren të gjithë hapat e nevojshëm për të arritur një zgjidhje paqësore. Luftimet e fundit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut, që nisën më 27 shtator, kanë lënë të vrarë qindra ushtarë dhe civilë dhe këto luftime po konsiderohen si më të ashprat që prej armëpushimit të vitit 1994.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI