Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ligji kundër abortit mbledh mijëra njerëz në Varshavë

Lapsi.al 31 October 2020
Ligji kundër abortit mbledh mijëra njerëz në Varshavë

Mijëra njerëz dolën për të nëntën ditë radhazi në rrugët e Varshavës në Poloni, për të kundërshtuar ligjin e sapomiratuar i cili ndalon pothuajse të gjitha llojet e aborteve. Manifestimi mban emrin“Marshimi në Varshavë” dhe është organizuar nga lëvizja “Greva e femrave” në mbështetje të të drejtës për abort. Marshimi nisi në 3 sheshet kryesore të kryeqyteti polak dhe u shoqërua me forca të shumta policia, pasi grupime të ekstremit të djathtë tentuan të provokonin të pranishmit.

Pas para nisjes së këtij marshimi erdhi dhe një njoftim nga presidenti Duda i cili deklaroi se do të ketë një rishikim të ligjit, por propozimi i tij u konsiderua nga të pranishmit si i pamjaftueshëm.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI