Flash

25-vjeçari në karrocë bëhet anëtari më i ri i Kongresit në SHBA

Lapsi.al 4 November 2020
25-vjeçari në karrocë bëhet anëtari më i ri i

Në moshën 25-vjeçare, Madison Cawthorn do të bëhet anëtari më i ri i Kongresit të Dhomës së Përfaqësuesve, sipas të dhënave të CNN-it.

Republikani pritet ta mundë demokratin, Moe Davis për Rajonin e 11-të të Kongresit të Karolinës së Veriut, ku do ta zëvendësojnë Shefin e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows.

Cawthorn, i sapoardhur në botën e politikës dhe konservator i vendosur, nxori një fitore të papritur parësore mbi një kandidat të mbështetur nga presidenti Trump.

Demokratja nga New Yorku, Alexandria Ocasio Cortez ishte më parë anëtarja më e re në historinë moderne me 29 vjet, 2 muaj dhe 22 ditë në vitin 2018.

Cawthorn citoi Ocasio-Cortez në vendimin për të kandiduar për zyrë. Ai shkroi në ueb-faqen e tij se do të kandidojë sepse “besimi ynë, liritë tona dhe vlerat tona janë nën sulm nga elitat bregdetare dhe të majtët si (Kryetarja e Dhomës) Nancy Pelosi dhe Alexandria Ocasio-Cortez”.

Në vitin 2014, në moshën 18-vjeçare, Cawthorn u aksidentuar teksa po kthehej nga një udhëtim pushimi pranveror në Florida. Ai ishte pasagjer në një SUV, ku shokun e tij që po drejtonte automjetin e zuri gjumi dhe u përplasën në një pengesë betoni. Lëndimet e lanë pjesërisht të paralizuar dhe tani lëviz me një karrocë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI