Flash

Kuvendi miraton në parim projekt-buxhetin për 2021/ 87 deputetë votuan pro

Lapsi.al 5 November 2020
Kuvendi miraton në parim projekt-buxhetin për 2021/ 87 deputetë

Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin për vitin 2021. 87 deputetë kanë votuar pro projekt-ligjit.

Ndërkohë 9 deputetë kanë qenë kundër buxhetit 2021 kurse 2 abstenim. Fillimisht më parë projekt-buxheti ka kaluar nëpër Komisionet përkatëse teksa është miratuar tek ‘Ligjet’ ndërkohë që prioritet i saj është shëndetësia, rindërtimi si dhe heqja e taksave për biznesete vogla.

Votimi i sotëm ishte vetëm në parim për këtë projekt-buxhet teksa sot Kuvendi nisi shqyrtimin e tij me Denajn që e prezantoi dhe të tjerët që e komentuan.

Mazhoranca e ka cilësuar projekt-buxhetin si një përgjigjie të duhur ndaj pandemisë si një ndihmë edhe më të madhe për Rindërtimin apo rimëkëmbjen ekonomike, kurse disa deputetë të opozitës parlamentare e kanë konsideruar si ‘imagjinar 3D’ duke vendosur më shumë theksin tek borxhi që ka marrë qeveria.

Të këshilluara

Rama mbështet Thaçin: Procesi absurd

Edi Rama i ka shprehur hapur mbështetjen Hashim Thaçit pasi ky i fundit dha doreheqjen nga posti i Presidentit. Thaçit sot iu konfirmua aktakuza nga Gjykata ...

13:16

Naftëtaret në Ballsh: Po na kërcënojnë

Në ditën e 22-të të grevës së urisë, gratë naftëtare të Ballshit ngrejnë sërish shqetësimin e kërcënimeve. “Nuk kemi për borxh të dëgjojmë ato telefonata. Je...

10:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI