Flash

Atentati në Tapizë/ Gjendet e shkrumbuar makina e autorëve

Lapsi.al 5 November 2020
Atentati në Tapizë/ Gjendet e shkrumbuar makina e autorëve

Gjatë kërkimeve në terren për zbardhjen dhe dokumentimin e plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Tapizë, ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Ervin Kodra, kushëri i Durim Bamit, policia ka gjetur në fshatin Valias makinën që dyshohët të jetë përdorur nga autorët për të kryer plagosjen.

Makina tip Volkswagen Golf 5, u gjet totalisht e djegur. Makina nuk ka as numër shasie pasi i është fshirë. Brenda saj nuk janë gjetur armë apo sende të tjera.

Burime nga Policia bënë të ditur se 35-vjeçari po udhëtonte me mjetin e tij kur u qëllua nga një person me pistoletë. Kodra ka shkuar në Spitalin e Traumës me makinën e tij, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve nga Policia, Ervin Kodra është emër i njohur për blutë e Krujës, ndërsa është dhe kushëri i Durim Bamit dhe dyshohet se atentati mund të ketë lidhje me këtë fakt.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, të cilët shoqëruan në ambientet e komisariatit pesë shtetas, që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.

“Më datë 04.11.2020, rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç”, njoftoi fillimisht Policia.

Po ashtu, burimet zyrtare bënë të ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa merr kujdes mjekësor në Spitalin e Traumës. Një grup hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur mbledhjen e provave, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes që tronditi banorët e zonës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria do të mbizotërohet ditën e sotme nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet n...

08:35

Elbasan, tritol banesës së Talo Çelës

Elbasani është tronditur nga një shpërthim me eksploziv. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:45 në fshatin Katundi i Ri, ku shënjestër ka qenë banesa...

08:19

Pse nuk ka ende fitues të zgjedhjeve në SHBA

Njëzet vjet më parë, rreth një orë pasi vendvotimet u mbyllën në Bregun Lindor të SHBA-së, përfshirë këtu shtetin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Floridës, te...

22:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI