Flash

Biden vetëm 6 vota elektorale larg fitores në SHBA, Trump i zemëruar

Lapsi.al 5 November 2020
Biden vetëm 6 vota elektorale larg fitores në SHBA, Trump i

Joe Biden është vetëm 6 vota elektorale larg fitores së madhe në SHBA. Kandidati për President ka shkuar në 264 vota elektorale sipas Associates Press, teksa Trump ka mbetur në 214.

Numërimi vijon në disa shtete teksa duket se do të pritet dhe disa ditë në rast se një prej kandidatëve nuk plotëson kuotën e 270 votave elektorale që shpallin fituesin.

Shtetet ku po luhet fati i zgjedhjeve janë Pensilvania, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Alaska dhe Nevada. Në katër të parat kryeson Trump teksa tek e fundit Biden.

Këto do të mbahen mend si një nga zgjedhjet më të debatuara dhe kontestuara në histori të SHBA, fill pas deklaratës së Trump se ”zgjedhjet po vidhen”. Edhe sot Trump ka shprehur pakënaqësi duke shkruar se ”Avokatët tanë kanë kërkuar “qasje kuptimplote”, por çfarë dobie ka kjo? Dëmi është bërë tashmë në integritetin e sistemit tonë, dhe në vetë Zgjedhjet Presidenciale. Kjo është ajo që duhet diskutuar!”.

Pikërisht akuzat filluan për votën me postë, që pritej të favorizonte demokratët, kurse Trump kishte rezerva për të pasi e konsideronte si jo të sigurt. Gjithsesi Trump-i ka paralajmëruar se do e çojë në Gjykatë çështjen e zgjedhjeve dhe ajo do të marrë një verdikt final për to në rast se ndodh.

Të këshilluara

Elbasan, tritol banesës së Talo Çelës

Elbasani është tronditur nga një shpërthim me eksploziv. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:45 në fshatin Katundi i Ri, ku shënjestër ka qenë banesa...

08:19

Pse nuk ka ende fitues të zgjedhjeve në SHBA

Njëzet vjet më parë, rreth një orë pasi vendvotimet u mbyllën në Bregun Lindor të SHBA-së, përfshirë këtu shtetin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Floridës, te...

22:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI