Flash

Vdiq një muaj më parë nga Covid, 55-vjeçari zgjidhet në parlamentin e Dakotës së Veriut

Lapsi.al 4 November 2020
Vdiq një muaj më parë nga Covid, 55-vjeçari zgjidhet

David Andahl, një biznesmen dhe fermer nga Dakota e Veriut, u nda nga jeta më 5 tetor pas një beteje me Covid-19. Por rreth një muaj më vonë, ai është zgjedhur Dhomën e Përfaqësuesve.

Kandidati republikan ka marrë një nga 2 vendet e parashikuara duke siguruar 35.53% të votave të përgjithshme, sipas rezultateve jozyrtare. Kandidati tjetër, Dej Nehring parashikohet të fitojë vendin tjetër, me rreth 40.72% të votave.

Vdekja e Andahl në tetor ngriti pikëpyetjen se çfarë do të ndodhte nëse ai do të fitonte në zgjedhjet e nëntorit. Prokurori i Përgjithshëm i Dakotës së Veriut bëri një deklaratë se situata do të trajtohet si në rastin kur një zyrtar largohet ose del në pension.

Kjo do të thotë se Partia Republikane e rrethit do të caktojë një përfaqësues tjetër për të mbushur vendin e tij të lënë të lirë. Familja e tij njoftoi se Andahl kishte vdekur nga virusi në moshën 55-vjeçare.

"Ne jemi të trishtuar që dëshira e tij nuk do të realizohet” – thuhet në një deklaratë të familjes. Edhe Dennis Hof, pronari i një shtëpie publike në Nevada fitoi një garë për Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2018, rreth 3 javë pasi ai vdiq. Që nga viti 2000, të paktën 5 kandidatë të tjerë gjithashtu kanë fituar zgjedhjet pasi kanë vdekur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pse nuk ka ende fitues të zgjedhjeve në SHBA

Njëzet vjet më parë, rreth një orë pasi vendvotimet u mbyllën në Bregun Lindor të SHBA-së, përfshirë këtu shtetin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Floridës, te...

22:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI