Flash

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes konfirmon aktakuzën e ngritur Gjykata Speciale: Nesër paraqitem në Hagë

Lapsi.al 4 November 2020
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes konfirmon aktakuzën e

Shefi i grupit paralamentar të Lëvizjes VetëVendosje, Rexhep Selimi ka lajmëruar se i është ngritur një aktakuzë nga Gjykata Speciale. Me anë të një postimi në Facebook, Selimi ka thënë se do të paraqitet ditën e nesërme në Gjykatën e Hagës.

“Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qyterarë e bashkëkombas të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash. Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme,”- ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë ditën e sotme, pas bastisjes në banesën e tij, është prangosur edhe ish-kryeparlamentari i Kovosës, Jakup Krasniqi. Edhe pse u prangos dhe u nis për në Hagë, sërish nuk janë bërë publike të dhëna lidhur se përse akuzohet ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI