Flash

Në senatin e SHBA hyn për herë të parë edhe një transgjinor

Lapsi.al 4 November 2020
Në senatin e SHBA hyn për herë të parë edhe një

Sarah McBride do të bëhet senatorja e parë transgjinore në SHBA, duke e bërë atë zyrtaren e rangut më të lartë në vend që vjen nga komuniteti LGBT. 30-vjeçarja McBride që punonte si praktikante në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Obamës, deklaroi fitoren në Delaware, duke mposhtur republikanin Steve Washington.

Ajo shkroi në Twitter: "Shpresoj që sonte t’i tregoj një fëmije LGBTQ se demokracia jonë është mjaft e madhe edhe për ata."

Edhe Taylor Small, 26 vjeç, pritet të bëhet ligjvënësja e parë transgjinore në Vermont, pasi sondazhet treguan se ajo fitoi garën për të arritur në Dhomën e Përfaqësuesve. Por zgjedhjet e 3 nëntorit prodhuan edhe rekorde të tjera të këtij lloji.

Në New York, Ritchie Torres, 32 vjeç mendohet të jetë anëtari i parë homoseksual me ngjyrë në Kongres. Ai pritet të bashkohet me kandidatin tjetër të New York-ut, Mondaire Jones, i cili është gjithashtu homoseksual.

Natën e kaluar kur ish-kandidatja demokrate Hillary Clinton postoi një foto të saj duke u larguar nga një kabinë votimi pranë shtëpisë së saj në New York, Jones e pyeti se për kë kishte votuar. "Ju, sigurisht", erdhi përgjigja nga ish-zonja e parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI