Flash

Elbasan, tritol banesës së Talo Çelës

Lapsi.al 5 November 2020
Elbasan, tritol banesës së Talo Çelës

Elbasani është tronditur nga një shpërthim me eksploziv. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:45 në fshatin Katundi i Ri, ku shënjestër ka qenë banesa e të shumëkërkuarit Talo Çela.

Po ashtu bëhet e ditur se në banesë nuk jetonte askush, ndërsa si pasojë e eksplozivit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Kujtojmë se Talo Çelës pak muaj më parë i vranë vëllain, Bujar Çelën. Paraprakisht dyshohet se ky është një mesazh i koduar për Çelën, i cili vijon të jetë në arrati. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa po vijon me hetimin dhe zbardhjen e saj.

Po ashtu sjellim në vëmendje faktin se Policia e Shtetit më 7 korrik të këtij viti ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion për kapjen e 49-vjeçarit, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, si dhe për grabitjen e ndodhur në prill të vitit 2019 në aeroportin e Rinasit.

Të këshilluara

Pse nuk ka ende fitues të zgjedhjeve në SHBA

Njëzet vjet më parë, rreth një orë pasi vendvotimet u mbyllën në Bregun Lindor të SHBA-së, përfshirë këtu shtetin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Floridës, te...

22:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI