Flash

Reagon Trump: Nuk heq kurrë dorë nga lufta

Lapsi.al 6 November 2020
Reagon Trump: Nuk heq kurrë dorë nga lufta

Ekipi i Presidentit Donald Trump ka lëshuar një deklaratë ku thotë se "populli amerikan meriton të ketë transparencë të plotë në të gjithë numërimin e votave dhe certifikimin e zgjedhjeve".

"Kjo nuk ka të bëjë më me asnjë zgjedhje të vetme. Kjo ka të bëjë me integritetin e të gjithë procesit tonë zgjedhor" - thotë deklarata.

Deklarata akuzon demokratët që këmbëngulin për "parimin themelor" se "të gjitha fletët e votimit të ligjshme duhet të numërohen dhe të gjitha fletët e votimit të paligjshme nuk duhet të numërohen" dhe thotë se Trump do të "ndjekë këtë proces përmes çdo aspekti të ligjit".

"Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe kombin tonë," përfundon deklarata.

Trump vazhdimisht ka mbështetur idenë se numërimi i votave me postë që mbërritën pas ditës së zgjedhjeve është "i paligjshëm".

Por fletët e votimit të vona mund të numërohen në rreth gjysmën e shteteve të SHBA - për sa kohë që ato shënohen në kartelën postare deri në 3 nëntor (dita e zgjedhjeve).

Kjo përfshin shtetet kyçe të Pensilvanisë, Nevadës dhe Karolinës së Veriut, ku pritet të dalë edhe fituesi.

Afatet për sa vonë mund të mbërrijë një fletëvotimi e dërguar me postë ndryshon nga shteti në shtet.

Presidenti ka bërë akuza të shumta për manipulim të zgjedhjeve, të cilat janë mohuar nga zyrtarët lokalë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ONE përmirësohet çdo ditë

One Telecommunications arrin mbulimin 4G më të gjerë në Shqipëri. Tashmë, 98.1% e popullsisë kanë akses në rrjet 4G. Peshkopia ishte stacioni i fundit që u inst...

19:03

Brataj: Tirana do bëhet zonë e kuqe

Në Tiranë situata është jashtë kontrollit për shkak të përhapjes së Covid-19. Ekspertët e cilësojnë zonë të kuqe, pasi afro 175 vatra të Covid janë vetëm në kry...

17:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI