Flash

Rekordi/ 49 milionë të prekur me COVID-19 në të gjithë botën

Lapsi.al 6 November 2020
Rekordi/ 49 milionë të prekur me COVID-19 në të gjithë

Numri i të prekurve me COVID-19 të gjithë botën ka shkuar mbi 49 milionë.

E gjithë bota po përballet prej 10 muajsh me virusin e padukshëm që po merr aq shumë jetë njerëzish. I gjithë globi po përjeton një ndryshim të rrënjësishëm që nga të drejtat më themelore e deri në mënyrën e jetesës.

Gjithsej 49.088.415 raste me COVID janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas “Worldometer”. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 9.926.637 të prekur.

Pas SHBA-së radhiten India (8.411.724), Brazili (5.614.258) raste, Rusia (1.733.440), Franca (1.601.367), Spanja (1.365.895), Argjentina (1.217.028), Britania (1.123.197), Kolumbia (1.117.977) dhe Meksika (949.197).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,24 milionë njerëz, kurse mbi 35,2 milionë janë shëruar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore gjatë paradites do të ketë e...

11:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI