Flash

Si do ta quajë tani Avdullah H(K)oti liqenin e Ujmanit

Lapsi.al 6 November 2020
Si do ta quajë tani Avdullah H(K)oti liqenin e Ujmanit

Një meme po qarkullon së fundi në rrjet lidhur me servilizmin proverbial të liderëve të Prishtinës për ti ndryshuar emrin liqenit të Ujmanit. Pas takimit në Shtëpinë e bardhë nën drejtimin e presidentit Trump, kryeministri Avdullah Hoti e priti me ekzaltim propozimin për ti dhënë atij emrin e Donald Trump. Ndonëse Trump njëherë na etiketonte si komb musliman dhe një herë tjetër na zhvendoste në lindjen e mesme, Hoti të cilit Vetvendosja ia ka zëvendësuar gërmën e parë të mbiemrit me një "K", i tha aty për aty po një propozimi të ambasadorit Grenell.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar atëhere në Facebook se e ka mirëpritur “propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”.

https://www.youtube.com/watch?v=CuzKeLokNCw&feature=emb_logo

Por tani që Trumpi po bie e bashkë me të edhe marrëveshja paraelektorale që ai shfrytëzoi në fushatë, e gjithë kjo histrori po shndërohet në një anekdodë që nuk meriton më shumë sesa një të qeshur të hidhur.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore gjatë paradites do të ketë e...

11:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI