Flash

Shifra të frikshme në Kosovë, 491 raste të reja me Covid, 12 jetë të humbura

Lapsi.al 7 November 2020
Shifra të frikshme në Kosovë, 491 raste të reja me Covid, 12

Shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se pas testimit të 1.137 personave, kanë rezultuar 491 raste të reja pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (72, 69 dhe 64 vjeç), Gjilan 3 raste (69, 66 dhe 65 vjeç), Prishtinë 2 raste (të dytë 79 vjeç), Drenas 1 rast (64 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 23.425 raste nga 104.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 744 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 66 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.047 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.634.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, komuna Gjilan 57 raste, komuna Pejë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Gjakovë 23 raste, komuna Podujevë 21 raste, komuna Mitrovicë 17 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Viti 11 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Kamenicë 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj dhe Shtime.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI