Flash

Infermieri i Spitalit Infektiv tregon bisedën e fundit me Koço Devolen

Lapsi.al 8 November 2020
Infermieri i Spitalit Infektiv tregon bisedën e fundit me Koço

Një prej figurave më të dashura të humorit, Koço Devole ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare për shkak të infektimit nga koronavirusi. Ajo çka duket se e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se ai vuante nga leucemia. Përmes një postimi në Facebook, infermieri i QSUT-së, Korab Gjana ka ndarë bisedën e fundit që pati me Devolen.

“Momentet e fundit me Koço Devolen. Në mëngjes kur po shikoja me nxitim të sëmurët me radhë… Kur mbërrij te dhoma e shtrimit të Koços… hë mo Koço si je sot? Ahh mor Korab si të jem më përgjigjet. Çfarë dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin… Njeriu që do i mungoj çdokujt! Ky virus s’të kurseu as ty”, - shkruan Gjana.

Më 31 tetor Devole mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Infektohet me Covid edhe Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook. Deputeti socialist shkruan se ai ka simpto...

19:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI