Flash

Shefja e Spitalit Infektiv tregon gjendjen e 69-vjeçarit që u hodh nga kati i tretë

Lapsi.al 10 November 2020
Shefja e Spitalit Infektiv tregon gjendjen e 69-vjeçarit që u hodh

Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo foli në ABC News për situatën shëndetësore të pacientit i cili u vetëhodh nga kati i tretë i këtij spitali. Çomo tha se gjendja shëndetësore e 69-vjeçarit nga Bolena e Fierit paraqitet kritike jo vetëm për shkak të Covid-19 por tashmë edhe për shkak të pasojave pas ngjarjes së sotme.

“Sigurisht është ngjarje tragjike ajo që ka ndodhur me një pacient të shtruar në 24 orët e fundit. Ai ndodhet aktualisht në terapi intensive pranë spitalit Infektiv. Akti është kryer nga në një situatë të rënduar psikologjike.

69-vjeçari është në situatë problematike qoftë nga sëmundja bazë por edhe nga pasojat që u shkaktuan nga vetëhedhja. Puna jonë ka edhe këto lloj problematikash, por që gjithsesi puna jonë do të vazhdojë ndërkohë që do të kërkoja edhe nga mediat të na mbështesin në punën tonë, të kemi suportin moral që nevojitet si në rastin e pacientëve dhe në rastin e personelit mjekësor”, - deklaroi Çomo.

Sipas saj, çdo pacient i infektuar nga Covid, është i rrezikuar të preket nga çrregullimet psikologjike. Kjo situatë rëndohet edhe nga fakti se kur hyn në spital i sëmuri, përballet me frikën por edhe me mungesën e kontaktit fizik me familjarët gjatë kohës së shtrimit, edhe pse kontakti përmes telefonatave nuk mungon. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Artan Fuga fiton betejën me Covid

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ia del me sukses të fitojë betejën ndaj koronavirusit. Sipas asaj çfarë njofton vetë Fuga ai është infektuar 17 ditë më parë....

19:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI